Ditë e hėnė , 25 shtator 2017 • Puhia.com powered by: Gravitas LLC Puhia Web Site Lajme Lajm info magazina informacion informohu i pari te paret lajmet sporti shendeti sport shneta shnet   MARKETING...

STIL \ Sfida e Ridvan Maloku-t, nga Ferizaj drejt Microsoft-it ;) (Foto/Video)

Sfida e Ridvan Maloku-t, nga Ferizaj drejt Microsoft-it ;) (Foto/Video)
Publikuar: 16/10/15; 11:48

Hapat e parė: Pėr mė tepėr se 12 vite jam marr me shumė ēka sa i pėrket botės sė dizajnit grafik.

E kam filluar kėtė profesion atėher kur tė kishe internet nė shtėpi ishte njė luks qė jo tė gjithė e gėzonim, dhe tė gjeje njė CD me tutoriala (mėsime praktike) pėr kėtė profesion ishte si tė gjeje njė margaritar shumė tė qmuar. Unė nuk vija nga ndonjė familje e pasur, dhe si rrjedhoj e kėsaj asnjėherė nuk pėrfundova ndonjė shkollė adekuate pėr kėtė profesion. Sapo kisha pėrfunduar shkollėn e mesme fillova tė punoja nė njė televizion lokal nė qytetin e lindjes Ferizaj, si Motion Graphics Artist, trasmeton Puhia.

Nė kėtė televizion tė vogel sikur mu hap njė mundėsi e madhe pėr tė mėsuar. Keta jo qė kishin ndonjė teknologji te avancuar, por tė paktėn ishte mė e mirė se ajo qe une kisha nė shtėpi. Mbaj mend qė ēdo natė pas pėrfundimit tė punės, kur te gjithė linin zyret unė qėndroja aty pėr tė studiuar, kisha braktisur edhe rinin time. Kėtu punova pėr 6 vite me rradhė dhe pėr ato vite kam mėsuar shumė ēka edhe jashtė sferės sime (mendoja nė atė kohė), kėtu kisha mėsuar pėr montazhin, kisha mėsuar pėr fotografin, kisha mėsuar se si bėhet njė storje dhe si komunikohet ajo me publikun.


Puna nė Prishtinė: Gjat kėtyre viteve provoja qė tė bia nė sy nė kryeqytet, dhe nė vitin 2008 ja kisha vėn syrin Prishtinės. Mbaj mend qė aplikova nė RTK si Motion Graphics Artist dhe atė ditė kam par aq shumė pa rregullsi sa qė me vjen keq qė shumė talent nė Kosove trajtohen nė menyrė tė njėjtė nė tė gjitha lamit e jetės, shkruan Puhia.

Sidoqoftė, kisha fatin qė njė shok punonte nė Albi Group si menaxher marketingu dhe nė atė kohė Albi Group po kėrkonte njė Graphic Designer. Pasi mė kishte aranzhuar njė takim/intervistė fitova punėn nė kėtė kompani nė dhjetor tė vitit 2008. Kėtu punova pėr 5 vite dhe gjera vetėm sa shkonin e rregulloheshin. Kisha njė stabilitet ekonomik, bėra pak famė nė Kosovė dhe morra pak vėmendje edhe jashtė Kosovės.


Fama jashtė kufijeve:
Pasi kisha pėrfunduar njė video animacion nė Albi Group pėr festat e fundvitit, vendosa tė bėj njė tutorial se si e kisha krijuar njė bredh me Cinema 4D. Dhe pasi publikova kėtė tutorial ne Vimeo (platėformė e ngjajshme me YouTube), bėri njė bujė aq tė madhe sa qė nė atė video kisha marrė komente nga njerėz me famė botėrore. Grayscalegorilla.com (faqja mė e madhe pėr tutorial tė Motion Graphics) kishte ranguar kėtė tutorial si njė ndėr 10 tutorialat ma tė mirė pėr festat e fundėvitit, Toolfarm.com kishte bėrė tė njejtėn gjė. Puhia: Kisha dhe njė intervistė nė Renderosity.com, Maxon (krijuesit e Cinema 4D) po bėnte tweet pėr mua dhe shumė faqe qė dikurė unė mėsoja nga to kishin publikuar mesimin tim, dhe shikoja veten tė ranguar me njerėz qė dikur idolizoja. Fillova ta shijoja suksesin dhe pasioni po rritej edhe mė shumė.

Pastaj nė dhjetor tė 2012 konkurova nė garėn “5 Second Projects” (njė garė e organizuar nga Grayscalegorilla.com) ku edhe u shpalla fitues pėr muajin dhjetor. Pastaj fillova tė bėj edhe ca tutorial tjerė, dhe kėshtu fama veq sa rritej. U publikova nė shumė faqe tė internetit, dhe fillova tė pranoja edhe ca oferta pėr punė nga vendet perendimore.


Sfida nė New York:
Endrra po vazhdonte dhe ideja e rradhės ishte qė ta kaloja kufirin. I etur pėr dituri dhe sfida tė rradhės, nė shtator tė vitit 2013 shpėrngulem ne New York me guran time e cila nė atė kohė ishte shtatėzėnė. Aq shumė sfida na kanė pėrcjellur kėto dy vite sa qė ndonjėherė mendoj qė suksesi ka njė ēmim jo real pėr ne shqiptarėt. Sot gėzoj njė vizė qė ju ipet njerėzve me aftėsi tė jashtėzakonshme (O-1 Visa: Individuals with Extraordinary Ability) por qė pėr ta marrur kėtė vizė mė ėshtė dashur tė pres 9 muaj. Kėto 9 muaj nuk me vjen keq tju tregoj se nė ēka kam kaluar, por nuk dua as ti kujtoj.

Kėrkesa me ēdo kusht e suksesit: Pasi kisha ardhur nė New York, shumė nga bashkatdhetart mendonin se fantazoja kur thoja qė unė kam ardh pėr tė bėrė reklama pėr brende tė njohura. Shumė mė injoronin dhe mendoj se mė shikonin si tė lajthitur. Por asnjėherė nuk jam dėrzuar deri sa i kam bindur tė gjithė qė edhe ne shqiptaret jemi njerz si gjithė tė tjeret, dhe nuk kemi njė bisht nga mrapa.

Suksesi: Nga janari i kėtij viti kam filluar punėn e rregull nė Ataboy Studios si Motion Graphics Artist dhe 3D Generalist. Njerzit janė shumė tė mirė, dhe shumė tė hapur pėr bashkėpunim e shkėmbim ideash (kjo njė gjė shumė e rendomt nė kulturėn amerikane). Kėtu kam mėsuar shumė cka, por mė sė shumti kam mėsuar se ēfar fuqie ka puna ekipore, citon Ridvani pėr Puhia.

Ketu me bie tė punoj me klient qė dikur ishin njė ėndėrr, me bie te shoqėrohem me njerz qė dikur admiroja punėn e tyre. Ēdo ditė qė kalon ndjej qė po zhvillohem edhe mė shumė. Mė pėlqen ēdo gjė kėtu dhe kėtu vėrtetė vlerohesh pėr atė qė bėn. Kam punuar me klient si Microsoft, Colgate, Xerox, Verizon, CVS etj si dhe pėr organizata si UN, Care, Shared Hope... por e fundit ka qenė njė befasi e kėndshme kur mė ėshtė ofruar mundėsia pėr ta punuar njė video animacion 60 sekondėsh pėr lancimin e Windows 10.

Ky projekt ka qenė me tė vėrtet shumė sfidues, sepse afati ka qenė i shkurtėr, dhe presioni qė po punoja pėr njė brend si Microsoft e ka bėrė tė vetėn. Fillimisht ideja ka qenė qė tė bėhet Projection Mapping, por pėr arsye tė afatit tė shkurtėr Microsoft ka hequr dorė nga kjo ide. I gjithė procesi ka marrė kohė 2 javė intenzive. Kemi qenė 2 Animator qė e kemi kryer 90% tė punės, une dhe kolegu im Adam VanDine dhe nje Cel Animator (animator tradicional) Will Pittas. Pas dy jave kemi dėrzuar projektin dhe njerz nga Microsoft kanė qenė shumė tė kėnaqur. Ky animacion ėshtė publikuar nė ēdo event qė Microsoft ka organizuar nėpėr tė gjithė qytetet e mėdha botėrore pėr lancimin e Windows 10. Ka qenė vėrtet knaqėsi dhe ndjenje e pa pėrshkruar.

WINDOWS 10 VIDEO

Tani pėr tani ndėr shumė projektet tjera, jemi duke punuar pėr njė platėformė tė re qė Verizon ka sjell nė treg e qė quhet Go90. Ky ėshtė njė aplikacion pėr telefona tė menqur, ku mund tė shikoni filma, sport dhe emisione tė ndryshėm pa pagesė, dhe si target ka gjeneratėn e re tė ashtuquajtur Millennials. Kjo platformė ka marrė njė vėmendje tė madhe nė mediat amerikane si New York Times, The Verge, CNet, Variety etj pasi pretendon tė jet konkurent i platformave si Netflix, Hulu, etj.

Nė kėtė projekt kam qenė i kyqur edhe une si Motion Graphics Artist, qė nga fillimi i kampanjesn ngacmuese tė njohura si “Teaser Ad” e edhe tani kur po shpaloset platforma pėr publikun e gjerė.

GO 90 STILL FRAMES

Gjithashtu vlen tė theksohet edhe puna e fundit qė kemi bėrė pėr Shared Hope International, njė organizat qė lufton trafikimin e qenjėve njerėzore. I tėrė projekti ėshtė punuar imazh pėr imazh (frame by frame) dhe po pretendon qė tė merr njė vėmendje tė madhe, pasi qė ėshtė bėrė njė punė e jashtėzakonshme nė tė.

SHARED HOPE VIDEO

Kėshilla: Asnjėherė mos e mbivlerėso vetėn sepse dituria nuk ka kufi, por mos lejo askėnd tė demotivoj nė rrugėn drejt suksesit. /Puhia

Diskuto:

n'Xhep reklama Puhia.com banneri Puhia nxhep

Taylor Hill

Taylor Hill Victoria's Secret

Bukuroshja dhe modelja, Taylor Marie Hill ka lindur nė mars tė vitit 1996 nė Illinois tė SHBA-sė. Ajo ėshtė njėra nga modelet dhe fytyrat e brendit mė tė madhė tė brendshmėve: Victoria's Secret ...

Video e ditës:
Gravitas LLC Internet Media Solution, Graphic Design, Web Design, Web Hosting, Internet DataBase, Business Network Technlogy, Markting, Email Marketing, SMS Marketing, Call Center Solution
HOME | PARTNER | SEX | MUAJI IM | KUJDES | STIL | MJEKËSI | VIP | HOROSKOPI | KUZHINA | PUSHIME | KINO | FUN

Materialet dhe informacionet në këtë Web Portal guxojn të kopjohen pa ndonjë të drejtë autoriale.
Çdo informacion që ju kopjoni mund ta përdorni kudo nëper mediume vetem të ceket burimi i informacionit.
Facebook.com | Instagram.com | Pinterest.com | Twitter.com | Google.com | Alexa.com | Youtube.com | Yahoo.com | Amazon.com | Wikipedia.org | Live.com | Linkedin.com | Ebay.com | Snapchat | Vk.com | Bing.com | Msn.com | Aliexpress.com | Apple.com | Ask.com | Wordpress.com | Reddit.com | Weather | Mail.ru | Paypal.com | Tumblr.com | Microsoft.com | Imdb.com | Go.com | Alibaba.com | Craigslist.org | BBC.co.uk | Dropbox.com | Adcash.com | Dailymotion.com | Booking.com | Dailymail.co.uk | BBC.com | Adobe.com | Huffingtonpost.com | Buzzfeed.com | Theguardian.com | Bank | Aol.com | Xe.com | Office.com | Forbes.com | Gmail Email | Top Channel | Radio | TV Online | Digit Alb | Kuq e Zi | Kombetarja shqiptare | Tirana | Prishtina | Albania | Shqipria | Golf | iPhone | Smasung | Nokia | Apple
All right reserved
Copyright © 2010-15 by Puhia.com