Ditë e martė , 30 maj 2017 • Puhia.com powered by: Gravitas LLC Puhia Web Site Lajme Lajm info magazina informacion informohu i pari te paret lajmet sporti shendeti sport shneta shnet   MARKETING...

PARTNER \ Pėrse njerėzit e keqkuptojnė njėri-tjetrin?!

Pėrse njerėzit e keqkuptojnė njėri-tjetrin?!
Publikuar: 27/08/15; 10:22

Shkenca e studimit tė mendjes ka zbuluar se njerėzit mund tė mendojnė se janė tė qartė pėr tė tjerėt, por nė fakt ata janė shumė misteriozė dhe shpesh nuk kuptohen mirė pėr synimet qė kanė.


Nė librin “Askush nuk ju kupton dhe ēfarė tė bėni pėr kėtė”, autorja Heidi Grant Halvorson u tregon lexuesve historinė e shokut tė saj, Tim. Kur Timi filloi punė si njė menaxher, njė nga prioritetet e tij kryesore ishte tė komunikonte me skuadrėn e tij dhe tė dėgjonte me kujdes planet dhe ecurinė e secilit.

Por pas disa mbledhjesh, Timi dėrgoi mesazhe tė ndryshme nga ato qė ai kishte si qėllim. Fytyra e tij e tė dėgjuarit aktiv, i bėri kolegėt tė mendonin se ai ishte i zemėruar me ta. Ata i shpjeguan se shprehja e tij e fytyrės kur dėgjonte fjalėt e tyre, ngjante si e zemėruar.

Pėr Halvorson, njė psikologe sociale nga Shkolla e Biznesit tė Kolumbias, historia e Timit cek njė nga problemet kryesore tė qenieve njerėzore: mėnyrėn tuaj tė veprimit, tė tjerėt mund ta marrin ndryshe.

Njė person mund tė mendojė, pėr shembull, se duke i ofruar ndihmė njė kolegu, ajo po tregon bujari. Por kolegu i saj mund ta interpretojė si mungesė besimi nė aftėsitė e tij. Por ashtu si ai e keqkupton ofertėn e saj dhe ajo mund ta keqkuptojė refuzimin e tij. Ajo do tė mendojė se i ofroi atij ndihmė, pėr shkak se kishte mbingarkesė pune, ndėrsa ai mban krenarinė dhe nuk dėshiron bashkėpunim.

Kėto lloje keqkuptimesh shpesh ēojnė nė konflikte jo vetėm nė punė, por edhe nė shtėpi. Sa debate fillojnė vetėm se njė person keqinterpreton ato qė i thotė tjetri.

Shumicėn e kohės, thotė Halvorson, njerėzit nuk e kuptojnė se nuk po e hamendėsojnė mirė situatėn. Nėse i kėrkoni dikujt tė shprehė disa nga karakteristikat tuaja dhe i listoni edhe ju vetė mendimet qė keni pėr veten, shumė pak prej tyre do tė jenė tė pėrbashkėta. Kjo, sepse ka ndryshim midis asaj qė njerėzit shohin te ju dhe mėnyrės si e shihni veten.

Ky ndryshim ndodh pėr shkak tė disa sjelljeve tė ēuditshme tė psikologjisė njerėzore. Sė pari, shumica e njerėzve vuajnė nga ajo qė psikologėt e quajnė ‘iluzioni i transparencės’, besimi se ndjenjat, dėshirat dhe qėllimet e tyre janė transparente pėr tė tjerėt, edhe pse ata komunikojnė shumė pak dhe jo qartė pėr atė qė kanė nė mendje.

Pėr shkak tė kėtij perceptimi tė qartėsisė, ata mund tė mos marrin kohė pėr tė qartėsuar qėllimet dhe emocionet e tyre. Po ashtu, fytyra qė ju mund tė mendoni se po bėni dhe fytyra qė keni bėrė, nė fakt mund tė jenė dy gjėra tė kundėrta qė pėrcjellin tjetėr mesazh te ju dhe mesazh tė ndryshėm te tė tjerėt.

Sipas fituesit tė ēmimit “Nobel”, Daniel Kahneman, ka dy mėnyra se si mendja e pėrpunon informacionin, pėrfshirė atė rreth tė tjerėve. Pėrmes proceseve konjitive qė Kahneman i quan Sistemi 1 dhe Sistemi 2, shfaqen dy lloje tė ndryshme arsyetimi.

Sistemi 1 e pėrpunon informacionin shpejt, me intuitė dhe automatikisht. Sistemi 1 funksionon kur individėt pėrfshihen nė mendim qė nuk kėrkon shumė pėrpjekje, si pėr shembull zgjidhja e problemeve tė thjeshta matematikore ose drejtimi i makinės nė rrugė tė njohur.

Kur vjen puna te perceptimi social, Sistemi 1 pėrdor rrugė tė shkurtra pėr tė arritur pėrfundimin rreth tė tjerėve. Ka shumė raste kur mendja i bie shkurt, si pėr shembull kur lexon gjuhėn e trupit, shprehjet e fytyrės, qėllimet etj.

Nė anėn tjetėr kemi Sistemin 2, ku njeriu e pėrpunon informacionin nė bazė tė ndėrgjegjes, arsyes dhe mėnyrės sė diskutimit. Ky sistem funksionon pėr shembull kur njė individ bėn probleme tė ndėrlikuara matematikore, kur ai ecėn nė rrugė tė panjohura ose kur do tė kuptojė njė shkak pėr njė sjellje tė panjohur.

Ndryshe nga Sistemi 1, ku mendimi ėshtė automatik dhe pa lodhje, nė Sistemin 2 mendimi merr shumė energji. Ėshtė e rėndėsishme tė dimė se Sistemi 2 korrigjon vlerėsimin e Sistemit 1 pėr njė ēėshtje tė caktuar. Por, ky sistem kėrkon shumė pėrpjekje dhe energji mendore. Ndaj, njerėzit duhet tė jenė mjaft tė motivuar qė tė pėrfshihen nė kėtė lloj mendimi.

Kėshtu, shumica e njerėzve i bien shkurt arsyetimit dhe pėrfundojnė duke pėrdorur Sistemin 1, i cili nuk mbėshtetet edhe aq shumė nė arsyetimin e thellė.

Perceptimi njerėzor pėr fjalėt, shprehjet e fytyrės dhe sjelljet e njerėzve ėshtė i cekėt dhe ēon shpesh nė keqkuptim. Po ashtu, perceptimi errėsohet shumė nga eksperienca e njė njeriu, nga emocionet e tij dhe nga paragjykimet qė ka.

Siē thotė dhe Halvorson, ēdokush ka njė axhendė tė vetėn kur vepron me njė person tjetėr. Kjo axhendė ėshtė zakonisht njė pėrpjekje pėr tė pėrcaktuar njė nga tri pjesėt e informacionit rreth asaj qė percepton. A ėshtė ky person i besueshėm? A ėshtė ky person i dobishėm pėr mua? A e kėrcėnon ky person vetėvlerėsimin tim?

Pėrgjigjja qė marrim pėr kėto pyetje e bėn tjetrin tė gjykojė pozitivisht ose negativisht. Studiuesit kanė zbuluar se individėt duhet tė ruajnė njė ndjenjė pozitive pėr veten qė tė funksionojnė mirė.

Duke marrė parasysh kėto pengesa nė kuptimin e komunikimin mes njerėzve, ēfarė duhet tė bėjnė njerėzit pra, qė tė kenė tė qarta qėllimet e tė tjerėve?

Njė studim duket se mban pėrgjigjen e saktė pėr kėtė dilemė. Nėse doni tė mos keqkuptoheni, sigurohuni qė ta pėrcillni synimin ose dėshirėn tuaj sa mė qartė qė tė jetė e mundur tek ai qė merr mesazhin. /SHQIP/Puhia.com

Diskuto:

n'Xhep reklama Puhia.com banneri Puhia nxhep

Taylor Hill

Taylor Hill Victoria's Secret

Bukuroshja dhe modelja, Taylor Marie Hill ka lindur nė mars tė vitit 1996 nė Illinois tė SHBA-sė. Ajo ėshtė njėra nga modelet dhe fytyrat e brendit mė tė madhė tė brendshmėve: Victoria's Secret ...

Video e ditës:
Gravitas LLC Internet Media Solution, Graphic Design, Web Design, Web Hosting, Internet DataBase, Business Network Technlogy, Markting, Email Marketing, SMS Marketing, Call Center Solution
HOME | PARTNER | SEX | MUAJI IM | KUJDES | STIL | MJEKËSI | VIP | HOROSKOPI | KUZHINA | PUSHIME | KINO | FUN

Materialet dhe informacionet në këtë Web Portal guxojn të kopjohen pa ndonjë të drejtë autoriale.
Çdo informacion që ju kopjoni mund ta përdorni kudo nëper mediume vetem të ceket burimi i informacionit.
Facebook.com | Instagram.com | Pinterest.com | Twitter.com | Google.com | Alexa.com | Youtube.com | Yahoo.com | Amazon.com | Wikipedia.org | Live.com | Linkedin.com | Ebay.com | Snapchat | Vk.com | Bing.com | Msn.com | Aliexpress.com | Apple.com | Ask.com | Wordpress.com | Reddit.com | Weather | Mail.ru | Paypal.com | Tumblr.com | Microsoft.com | Imdb.com | Go.com | Alibaba.com | Craigslist.org | BBC.co.uk | Dropbox.com | Adcash.com | Dailymotion.com | Booking.com | Dailymail.co.uk | BBC.com | Adobe.com | Huffingtonpost.com | Buzzfeed.com | Theguardian.com | Bank | Aol.com | Xe.com | Office.com | Forbes.com | Gmail Email | Top Channel | Radio | TV Online | Digit Alb | Kuq e Zi | Kombetarja shqiptare | Tirana | Prishtina | Albania | Shqipria | Golf | iPhone | Smasung | Nokia | Apple
All right reserved
Copyright © 2010-15 by Puhia.com