Ditë e hėnė , 23 tetor 2017 • Puhia.com powered by: Gravitas LLC Puhia Web Site Lajme Lajm info magazina informacion informohu i pari te paret lajmet sporti shendeti sport shneta shnet   MARKETING...

MJEKËSI \ Sa ėshtė e rrezikuar Kosova nga virusi ZIKA?

Sa ėshtė e rrezikuar Kosova nga virusi ZIKA?
Publikuar: 12/02/16; 09:12

Virusi Zika ėshtė zbuluar nė vitin 1947 nė Ugandė, ndėrsa rasti i parė nė njeri ėshtė regjistruar nė Nigeri, nė vitin 1954.

I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar nė Afrikė dhe Azi pėr dekada tė tėra, dhe sė voni nė rajonin e Paqėsorit, derisa asnjėherė nuk ka shkaktuar shumė shqetėsim.

Situata sot ėshtė “krejtėsisht ndryshe”, ka thėnė shefja e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, Margaret Chan.

Virusi po pėrhapet vrullshėm, pasi ėshtė zbuluar nė Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit ėshtė jashtėzakonisht i lartė”.

Zika ka lidhje me defekte nė lindje, tė njohura si mikrocefali, kur foshnjat lindin me koka jonormale tė vogla.

Sidoqoftė, pėrfaqėsues tė Institutit Kombėtar tė Shėndetit Publik tė Kosovės kanė deklaruar se Kosova nuk ėshtė e rrezikuar nga ky virus, ndonėse i paralajmėrojnė qytetarėt qė t’u shmangen udhėtimeve ku virusi ėshtė i pranishėm.

Naser Ramadani, drejtor i kėtij instituti, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se virusi Zika ka shkaktuar epidemi tė vogla, qė nga viti 1947, kur edhe ėshtė paraqitur rasti i parė, pėr t’u rishfaqur prapė nė Amerikėn Latine nė vitin 2007, dhe pastaj sėrish nė vitin 2015, duke regjistruar mė shumė se 4 mijė raste tė sėmundjes.

“Si sėmundje, virusi Zika nuk paraqet ndonjė gjendje tė rėndė, duke u manifestuar me shenja tė pėrgjithshme, si: temperaturė , ethe, molisje, plogėshti, por qė problemet mund tė rėndohen nė sisteme tjera tė organizmit.”

“Mė sė shumti raste janė shfaqur nė Amerikėn Latine, aty ku ka shumė mushkonja, e kjo sėmundje pėrhapet pikėrisht nga mushkonjat, dhe atė nga specie tė veēanta, qė quhen EDES. Nė mėnyrė specifike, shumė rrallė tė regjistruara, ka pasur raste tė bartjes edhe pėrmes gjakut dhe marrėdhėnieve seksuale. Meqė sėmundja ėshtė pėrhapur edhe jashtė Amerikės Latine dhe Qendrore,ekziston rreziku potencial, por jo i lartė, edhe pse Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka shpallur gjendje emergjente”, ka thėnė Ramadani.

Paralajmėrim pėr rrezikun nga virusi Zika

Ai gjithashtu ka shtuar se Shqipėria mund tė jetė vend i rrezikshėm pėr pėrhapje tė virusit.

“Nė Kosovė nuk ka kėso mushkonjash, dhe nuk ka rrezik tė pėrhapjes, derisa nė Shqipėri ekzistojnė mushkonja tė tilla, dhe ka mundėsi tė pėrhapjes sė virusit.”

“Instituti Kombėtar ka marrė masa adekuate, nė rast tė paraqitjes sė sėmundjes, dhe ėshtė duke e pėrcjellė situatėn epidemiologjike. Dhe tė gjitha rekomandimet shkojnė nė drejtim tė pengimit tė pickimit tė mushkonjave , qoftė me rrjeta, qoftė me shkatėrrimin e vendeve tė mushkonjave dhe ndalimin e shumimit tė tyre dhe pėrhapjen e sėmundjes”, ka shtuar Ramadani.

Nga zyra e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė nė Kosovė, udhėheqėsi Skender Syla ka deklaruar se aktualisht nė rajonin e Evropės, ku bėn pjesė edhe Kosova, mund tė shfaqen raste tė importuara nga individė qė mund t’i vizitojnė zonat tė cilat kanė shpallur edhe epideminė e virusit Zika.

“Ne nuk presim, sidomos gjatė sezonit tė dimrit, tė shfaqet kjo sėmundje, pasi atė e bartė mushkonja. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė rekomandon qė tė ngritin nė nivelin mė tė lartė sistemin e mbikėqyrjes sė sėmundjeve ngjitėse, pėrfshirė edhe kėtė virus, dhe tė japin informacione tė sakta, me kohė, pėr personat qė planifikojnė tė udhėtojnė tek vendet ku ėshtė shfaqur virusi Zika”, ka thėnė Syla.


Pėrpos bartjes sė virusit pėrmes mushkonjave, zyrtarėt shėndetėsorė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė njoftuar se rasti i parė i virusit Zika nė kėtė shtet ėshtė marrė edhe nėpėrmjet marrėdhėnies seksuale, nė shtetin Teksas, muajin e kaluar.

Ky raport i autoriteteve nė Dallas tė Shteteve tė Bashkuara thotė se infeksioni ėshtė konfirmuar nga testet nė Qendrat pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve.

Zyrtarėt nė Teksas thanė se pacienti ishte infektuar me virus, pasi kishte pasur kontakt seksual me njė person tė sėmurė, qė ishte kthyer nga vendi, ku virusi Zika ishte i pranishėm.


Ndėrsa Naser Ramadani ka thėnė se nė rast tė shfaqjes sė rasteve sporadike nė Kosovė, Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik ėshtė i gatshėm, si nė pikėpamje diagnostike, po ashtu edhe tė rekomandimeve tė pėrgjithshme tė parandalimit, t’u dalė nė ndihmė gjithė atyre njerėzve.

Ai rekomandon qė qytetarėt e Kosovės t’u shmangen, aq sa munden, udhėtimeve ku virusi Zika ėshtė i pranishėm. /RFE/Puhia

Diskuto:

n'Xhep reklama Puhia.com banneri Puhia nxhep

Taylor Hill

Taylor Hill Victoria's Secret

Bukuroshja dhe modelja, Taylor Marie Hill ka lindur nė mars tė vitit 1996 nė Illinois tė SHBA-sė. Ajo ėshtė njėra nga modelet dhe fytyrat e brendit mė tė madhė tė brendshmėve: Victoria's Secret ...

Video e ditës:
Gravitas LLC Internet Media Solution, Graphic Design, Web Design, Web Hosting, Internet DataBase, Business Network Technlogy, Markting, Email Marketing, SMS Marketing, Call Center Solution
HOME | PARTNER | SEX | MUAJI IM | KUJDES | STIL | MJEKËSI | VIP | HOROSKOPI | KUZHINA | PUSHIME | KINO | FUN

Materialet dhe informacionet në këtë Web Portal guxojn të kopjohen pa ndonjë të drejtë autoriale.
Çdo informacion që ju kopjoni mund ta përdorni kudo nëper mediume vetem të ceket burimi i informacionit.
Facebook.com | Instagram.com | Pinterest.com | Twitter.com | Google.com | Alexa.com | Youtube.com | Yahoo.com | Amazon.com | Wikipedia.org | Live.com | Linkedin.com | Ebay.com | Snapchat | Vk.com | Bing.com | Msn.com | Aliexpress.com | Apple.com | Ask.com | Wordpress.com | Reddit.com | Weather | Mail.ru | Paypal.com | Tumblr.com | Microsoft.com | Imdb.com | Go.com | Alibaba.com | Craigslist.org | BBC.co.uk | Dropbox.com | Adcash.com | Dailymotion.com | Booking.com | Dailymail.co.uk | BBC.com | Adobe.com | Huffingtonpost.com | Buzzfeed.com | Theguardian.com | Bank | Aol.com | Xe.com | Office.com | Forbes.com | Gmail Email | Top Channel | Radio | TV Online | Digit Alb | Kuq e Zi | Kombetarja shqiptare | Tirana | Prishtina | Albania | Shqipria | Golf | iPhone | Smasung | Nokia | Apple
All right reserved
Copyright © 2010-15 by Puhia.com